Asgjësohen 3 parcela me kanabis në fshatin Koçul

Kronikë e zezë

Asgjësohen 3 parcela me kanabis në fshatin Koçul

Më: 9 korrik 2015 Në ora: 09:11

Zbulohen dhe asgjësohen 886 rrënjë kanabis sativa në fshatin Koçul, të Vlorës.

Sipas burimeve nga Policia e Vlorës, bimët narkotike janë gjetur të kultivuara në tre parcela të ndryshme.

Pas asgjësimit të bimëve narkotike, policia ka nisur hetimet për zbulimin e kultivuesve të tyre, për t’i vënë para drejtësisë.

Operacioni anti-kanabis, vijon në të gjithë vendin, duke u përqendruar më shumë në fshatra dhe zonat e thella.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat