34 km larg qytetit , Parcelë me kanabis në Vlorë, banorët kultivojnë pa frikë bimën narkotike

Kronikë e zezë

34 km larg qytetit , Parcelë me kanabis në Vlorë, banorët kultivojnë pa frikë bimën narkotike

Më: 9 korrik 2015 Në ora: 10:17

Grupi i xhirimit të Ora News ka udhëtuar mesditën e të mërkurës drejt fshatit Velce.
34 km larg qytetit të Vlorës, një fshat kodrinor ku krahas prodhimeve bujqësore, fshatarët e zonës kanë nisur kultivimin e kanabisit.
Parcela e filmuar ka rreth 120 bimë shtatshkurtër kanabis, e cila për pak ditë arrin pjekjen dhe më tej është gati për korrje dhe trafikim.
Parcela e konstatuar nga stafi jonë është vetëm 20 min larg rrugës nacionale Vlorë-Kuç, në kodrën që mban emrin Hasomat.
Kjo është vetëm një prej shumë parcelave që kanë lulëzuar në zonën e lumit të Vlorës, ku mbyllja e Lazaratit dhe çmimi i Iartë i kanë joshur fshatarët e zonës drejt kultivimit dhe ushtrimit të narkotrafikut.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat