Vrasësi i Edmond Mehmetiti dyshohet se është nga Kosova

Kronikë e zezë

Vrasësi i Edmond Mehmetiti dyshohet se është nga Kosova

Më: 10 korrik 2015 Në ora: 08:21

(E plotesuar) - Burime nga policia bëjnë me dije se Mehmeti mund të jetë vrarë nga shtetas nga Kosova. Mësohet se viktima ishte grindur me kosovarët një natë para vrasjes dhe është qëlluar jashtë automjetit të tij. Policia ka konfirmuar se vdekja e tij ka ardhur si pasojë e goditjes me plumb në zemër.

Policia po inspektojnë zonën, ndërsa janë ngritur postblloqe në aksin rrugor Sarandë-Ksamil, raporton “Saranda News”.

Ekzekutohet me plumb në zemër një 42-vjeçar, dyshohet për larje hesapesh

Një person është qëlluar për vdekje me armë zjarri në mjetin e tij pak pas mesnate në Sarandë.
Burime nga policia kanë bërë të ditur se vrasja ka ndodhur në rrugën Turizëm- Kanali Cukës, ndërsa viktima është identifikuar si shtetasi Edmond Mehmeti, i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Rrethanat e vrasjes janë ende të paqarta, ndërsa forca të shumta policie mbërritën menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për mbledhjen e provave.
Mësohet gjithashtu se policia ka ngritur postblloqe në aksin Sarandë- Ksamil, për kapjen e autorëve.

Nga të dhënat e para policia ka dyshime që vrasja ka të bëjë me larje hesapesh, por gjithashtu nuk përjashtohet pista e një konflikti banal mes Mehmetit dhe autorëve të vrasjes që mendohet se janë më shumë se 1.

42-vjeçari, Edmond Mehmeti, kishte në pronësi një lavazh në qytetin e Sarandës.
Policia e qytetit bregdetar ka ngritur postblloqe për kapjen e autorëve të ngjarjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat