Shkodër, zbulohen 12 parcela me bimë narkotike

Kronikë e zezë

Shkodër, zbulohen 12 parcela me bimë narkotike

Më: 10 korrik 2015 Në ora: 15:57

Në vijim të operacioneve anti kanabis, efektivët e Komisariatit të Policisë Shkodër kanë bërë të mundur zbulimin dhe asgjësimin e bimëve narkotike të mbjella.

Gjatë ditës së enjte janë goditur dy raste të kultivimit të bimëve narkotike, një në fshatin Shpor, në komunën Gurë i Zi në Shkodër, janë gjetur dhe asgjësuar 8 parcela me 820 rrënjë bimë narkotike kanabis sativa.

Pjesa tjetër janë gjetur në fshatin Karmë, në bashkinë Vau Dejës, të kultivuara 4 parcela me 222 rrënjë bimë narkotike të llojit kanabis sativa.

Policia e Shkodrës ka bërë të mundur asgjësimin e 1042 bimëve narkotike me anë të djegies, si dhe një pjesë iu dërgua prokurorisë së Shkodrës në cilësinë e provës materiale, për veprën penale “kultivim i lëndëve narkotike”. Ndërkohë, policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kultivimit të kanabisit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat