Asgjesohen rreth 4 mijë rrënjë kanabis sativa

Kronikë e zezë

Asgjesohen rreth 4 mijë rrënjë kanabis sativa

Më: 12 korrik 2015 Në ora: 18:19

Rreth 4 mijë rrënjë kanabis sativa, të mbjella në 40 parcela, janë asgjësuar nga Policia e Krujës gjatë ditës së diel.

Policia ka bërë të ditur se bimët narkotike janë zbuluar gjatë kontrollit në fshatin Bushnesh të Krujës, ku janë gjetur edhe 420 fidanë të vendosura në kubikë.

Forcat e policisë asgjësuan lëndën narkotike me djegie, ndërsa arritën të vënë në pranga edhe dy persona, Gëzim Myrta dhe Erjon Myrta, të cilët dyshohen si posedues të kanabisit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat