Gjirokastër, asgjësohen 1900 rrënjë kanabis

Kronikë e zezë

Gjirokastër, asgjësohen 1900 rrënjë kanabis

Më: 11 gusht 2015 Në ora: 15:58

Policia e Gjirokastrës ka asgjësuar 1900 rrënjë kanabis sativa gjatë një operacioni të ndërmarrë në fshatin Fushëbardhë. Sipas uniformave blu, lënda e llojit marijuanë kishte arritur në një lartësi 20-150 cm.

Gjithashtu, gjatë asgjësimit të lëndës narkotike është gjetur edhe një automatik i tipit kallashnikov si dhe 200 fishekë, të cilat mesa duket i përkisnin kultivuesit të marijuanës.

Policia bën të ditur se po punohet për identifikimin e personave të përfshirë në mbjelljen dhe kultivimin e lëndës narkotike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat