Operacioni anti-kanabis, Shkodra surprizon policinë me parcelat e mbjella

Kronikë e zezë

Operacioni anti-kanabis, Shkodra surprizon policinë me parcelat e mbjella

Më: 13 gusht 2015 Në ora: 12:06

Policia e Shkodrës ka asgjësuar 2566 rrënjë Cannabis Sattiva mëngjesin e sotëm. Siç mësohet nga burime policore, aksioni i policisë për asgjësimin dhe ndalimit të trafikimit të lëndëve narkotike është realizuar në fshatin Telumë të Shkodrës. Aty janë gjetur 15 parcela me 2566 bimë narkotike, të cilat u asgjësuan përmes djegies, ku një pjesë e vogël u sekuestrua për provë materiale. Policia sqaron se po punohet për kapjen identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Sasia e lëndës Narkotike e asgjësuar këtë periudhë në Shkodër është mjaft e madhe çka po kthehet shqetësuese për Policinë e Shtetit. Shqetësuese është dhe gjëndja në disa zona të jugut të vendit, si Tepelenë e Vlorë. Kështu në qytetin bregdetar të jugut të shqipërisë, gjatë mbrëmjes së djeshme u asgjësuan 53 rrënjë Canabis të mbjella përreth banesës private të një 43-vjeçari, i cili u arrestua. 25 bimë të tjera narkotike u asgjësuan në bahçen e shtëpisë së një 52-vjeçari në fshatin Sherishtë. Një sasi e konsiderueshme lënde narkotike u asgjësua edhe në Tepelenë. Sipas Policisë, mbrëmjen e të mërkurës u asgjësuan 1102 rrënjë Canabis Sattiva. Droga ishte kultivuar në bahçen e një shtëpie të pabanuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat