Tropojë, Operacioni “Alpet 2”. Gjenden dhe asgjësohen 715 bimë kanabis në Lekbibaj

Kronikë e zezë

Tropojë, Operacioni “Alpet 2”. Gjenden dhe asgjësohen 715 bimë kanabis në Lekbibaj

Më: 15 gusht 2015 Në ora: 23:36

Është finalizuar me sukses operacioni i koduar “Alpet 2” permes të cilit ekspertët e policisë kanë gjetur dhe asgjësuar 715 rrënjë bimë narkotike kanabis-sativa të kultivuara në 4 parcela.
Siç bën të ditur policia, pas një kontrolli të imtësishëm në territorin e rrethit Tropojë, kryesisht në zona të thella malore, në zonën e Lekbibajve janë gjetur bimët narkotike të cilat janë asgjësuar.
Burimet zyrtare të policisë thonë se ende nuk është bërë i mundur identifikimi apo kapja e kultivuesit të këtyre bimëve, të cilat ishin mbjellë në disa parcela toke të hapura rishtas.
Ky operacion vjen pas atij të ditës së djeshme, ku u asgjësuan në disa parcela më shumë se 2 mijë rrënjë bimë narkotike po në Tropojë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat