Dy tatimorë dhunohen nga pronari i dyqanit

Kronikë e zezë

Dy tatimorë dhunohen nga pronari i dyqanit

Më: 11 shtator 2015 Në ora: 16:18

Një 56-vjeçar nga Lezha u arrestuar ditën e sotme, pas një konflikti fizik me dy punonjës tatimorë, të cilët po ushtronin kontroll për dokumentacionin tatimor në dyqanet në pronësi të tij.

Mësohet se i arrestuar është Aleksandër Përndoka, i cili sipas policisë ka dhunuar fizikisht L.D, 51 vjeç dhe B. L, 28 vjeçe, të cilët ishin duke ushtruar detyrën e tyre duke kontrolluar dokumentacionin tatimor të 56-vjeçarit, në kuadër të operacionit kundër informalitetit.

Sipas njoftimi, dhunuesi nuk kishte në rregull dokumentacionin duke kundërshtuar raportin e dy tatimorëve. Pasi nuk arriti t'i bindte me fjalë, 56-vjeçari raportohet se përdori forcën.

Pas këtij momenti ndërhynë efektivët e policisë, të cilët vunë në pranga shtetasin Përndoka.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”, parashikuar nga neni 237 i K.Penal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat