Aksidentohen dy të moshuar, shoqërohet në polici drejtuesi i mjetit

Kronikë e zezë

Aksidentohen dy të moshuar, shoqërohet në polici drejtuesi i mjetit

Më: 4 qershor 2016 Në ora: 23:09
Ilustrim

Një aksident me pasojë plagosjen e dy personave është regjistruar orët e vona të ditës së sotme.

Policia e qytetit bën me dije se L.T 79-vjeç, V.Z 81-vjeç kanë qenë duke kaluar rrugën kur janë përplasur nga makina, e cila drejtohej nga shtetasi S.Naçi me automjetin me targë AA 766 NA.

Të aksidentuarve iu është dhënë menjëherë ndihma e parë dhe janë shtruar në spitalin e qytetit të Korçës, ndërsa drejtuesi i mjetit u shoqërua në komisarit. Policia ndërkaq, po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat