Pesë të lënduar nga aksidenti në rrugën Gjakovë-Klinë (Video)

Kronikë e zezë

Pesë të lënduar nga aksidenti në rrugën Gjakovë-Klinë (Video)

Më: 9 qershor 2016 Në ora: 09:47
Aksident

(E plotesuar) Në një aksident që ka ndodhur rreth orës 9-të në rrugën Gjakovë – Klinë kanë mbetur të lënduar 5 persona.

Lajmin për media e ka konfirmuar edhe Xhevat Ibra zëdhënës i policisë në rajonin e Pejës.

“Kanë mbetur të lënduar 5 persona, 2 janë më lehtë ndërsa 3 të tjerë kanë marrë lëndime më të rënda, por janë jashtë rrezikut për jetë”.

Aksident në rrugën Gjakovë–Klinë, ka të lënduar

Një aksident ka ndodhur në fshatin Volljak në magjistralen Gjakovë- Klinë.

Sipas informatave të para ka edhe persona të lënduar të cilët janë përcjellur me autoambulancë për në qendrën familjare në Klinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat