Burg për burrin që dhunoi ish-bashkëshorten në sy të fëmijëve

Kronikë e zezë

Burg për burrin që dhunoi ish-bashkëshorten në sy të fëmijëve

Më: 9 qershor 2016 Në ora: 12:18
Policia e Vlores

Gjykata e Vlorës ka vendosur masën e sigurisë arrest me burg për burrin i cili dhunoi ish-bashkëshorten në mes të rrugës dhe në sy të tre fëmijëve.

Ngjarja e rëndë ndodhi 2 ditë më parë, ku edhe u publikua videoja tronditëse, ku Ilir Paja shkelmonte ish-gruan e tij.

Burri godet me grushta dhe shkelma ish bashkëshorten në rrugë, në prani të dy fëmijëve të vegjël dhe të kalimtarëve të shumtë. Ngjarja që sipas policisë ka ndodhur sot për motive të dobëta. Ajo është shënuar në afërsi të tregut kryesor të qytetit, ndërsa pamjet janë filmuar me aparat celular nga një qytetar i rastësishëm.

Siç duket dhe nga pamjet, 44 vjeçari i identifikuar nga policia si Ilir Pajo qëllon me shkelma ish-bashkëshorten e tij 38 vjeçare me iniciale M.C, e cila ka dy fëmijët pranë, më të voglin në krah. Në video dëgjohen të qarat e dy fëmijëve dhe nënës së tyre, ndërsa personi që po filmon kërkon të njoftohet policia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat