Plagosi dy persona me mjete prerëse pas konfliktit, arrestohet

Kronikë e zezë

Plagosi dy persona me mjete prerëse pas konfliktit, arrestohet

Më: 10 qershor 2016 Në ora: 15:53
Arrestim

Policia e Kavajës ka vënë në pranga një person si të dyshuar për plagosjen e personave të tjerë.

Blutë kanë bërë të mundur kapjen në flagrancë të shtetasit, Shpëtim Agalliu, i cili për motive të dobëta është konfliktuar dhe ka goditur me mjete prerëse shtetasit S. D. dhe A. T. të cilët ndodhen në spitalin rajonal Durrës, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet proceduriale i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës Kavajë, për veprat penale, “Plagosje e rëndë” dhe “Plagasoje e lehtë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat