Ishte arratisur pas vrasjes, Interpoli e rikthen për të vuajtur dënimin me 23 vite burg

Kronikë e zezë

Ishte arratisur pas vrasjes, Interpoli e rikthen për të vuajtur dënimin me 23 vite burg

Më: 15 qershor 2016 Në ora: 16:50
Arrestim

Është ekstraduar sot nga Athina, 42 vjeçari Enkelejd Banaj, i cili rezulton i dënuar nga gjykata e Fierit për një vrasje.

Kështu, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, me vendimin Nr.128, datë 03.04.2000, e ka dënuar këtë shtetas lindur në Ballsh-Mallakastër, me 23 vite burg për veprën penale të “Vrasje me dashje”, “Kryer në bashkëpunim dhe në mënyrë të përsëritur” dhe “Prodhimit dhe mbajtjes së armëve luftarake dhe municionit”, parashikuar nga nenet 76,22 dhe 279, i Kodit Penal. 

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Athinën/Greqi, në datën 10.02.2016, shtetasi Enkelejd Banaj, është arrestuar në territorin grek, me qëllime ekstradimi drejt vendit tonë. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat