Përplasi me makinë nënë e bir, pranga autorit

Kronikë e zezë

Përplasi me makinë nënë e bir, pranga autorit

Më: 15 qershor 2016 Në ora: 19:03
Aksident

Në vijim të hetimeve për aksidentin e ndodhur mesditën e sotme në aksin rrugor Suç – Gurrë të Matit, policia bën me dije se ka vënë në pranga 31 – vjeçarin Besim Elezi, drejtuesi i mjetit Mercedez Benz, që përplasi nënë e bir, të cilët udhëtonin me motor.

31 – vjeçari akuzohet për shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor.

Ndërkohë, policia bën me dije se ka nisur procedim penal në gjendje të lirë edhe për drejtuesin e motorit, 27 – vjeçarin me iniciale S.P, mbi të cilin rëndojnë akuzat për veprat penale, të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor, si dhe drejtimi i mjeti në mënyrë të parregullt, (pa leje drejtimi ).

Nga aksidenti në fjalë mbetën të plagosur të nënë e bir, të cilët u dërguan për ndihmë mjeksore drejt spitalit të Traumës në Tiranë dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja:

Në aksident automobilistik është shënuar mesditën e sotme, ku për pasojë dy persona kanë mbetur të plagosur. Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Suç-Gurrë e Vogël të rrethit Mat.

Sipas policisë, Besim Elezi, 31 – vjeç, banues në fshatin Gurrë-Klos, i cili drejtonte mjetin tip  “Mercedez Benz”, ka përplasur motorin tip “Lifan” pa targa, në të cilin udhëtonin S.P, 27 vjeç dhe nëna e tij S.P. Për pasojë këto dy të fundit kanë mbetur të plagosur, ndërsa nga automjeti “Mercedes Benz” nuk raportohen të lënduar.

Të plagosurit janë dërguar për ndihmë mjekësore drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ndërsa drejtuesi i Benzit është shoqëruar Komisariatin e Policisë Mat për hetime të mëtejshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat