Tetovari me revole nën jastëk…

Kronikë e zezë

Tetovari me revole nën jastëk…

Më: 16 qershor 2016 Në ora: 19:01
Pistoleta

Tetovari ka qëlluar veten në këmbë teksa ishte duke vendosur armën nën jastëk.

Policia e Tetovës ka njoftuar se në Spitalin Klinik të Tetovës sot herët që në mëngjes është sjellë F.A (1957), nga fshati Poroj i plagosur nga një plumb në këmbën e majtë, njofton TetovaSot.

Sipas informatave paraprake të policisë, mbrëmë rreth orës 23, F.A në shtëpinë e tij në fshatin Poroj, teksa ai e kishte vendosur pistoletën nën jastëk, për të cilën kishte leje, plumbi e ka goditur aksidentalisht në kofshë.

Policia ka kryer inspektimin në vendin e incidentit dhe është gjetur arma dhe karikatori me 8 plumba dhe një fishek.

Për shkak të seriozitetit të lëndimeve, F.A. është dërguar në Qendrën Klinike në Shkup.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat