Aksidentohet familja në Shkodër, dy në gjendje të rëndë

Kronikë e zezë

Aksidentohet familja në Shkodër, dy në gjendje të rëndë

Më: 19 qershor 2016 Në ora: 13:10
Aksident në Shkodër

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Shkodër, ku një makinë ku udhëtonin 4 anëtarë të një familje ka dalë nga rruga dhe është aksidentuar. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 12:30 në aksin rrugor Shkodër-Hani i Hotit.

Shkak është bërë një motor që i ka prerë rrugën makinës, duke bërë që drejtuesi i mjetit të humbas kontrollin duke u përplasur.

Mësohet se 4 anëtarët e familjes Orteku kanë mbetur të plagosur, 2 prej të cilëve ndodhen në gjendje të rëndë.

Uniformat blu ndodhen në vendngjarje dhe po hetojnë për rrethanat e plota të aksidentit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat