Prindi në Pejë sulmon fizikisht djalin dhe vajzën e mitur

Kronikë e zezë

Prindi në Pejë sulmon fizikisht djalin dhe vajzën e mitur

Më: 9 korrik 2016 Në ora: 10:39
Ilustrim

Dje në Pejë është arrestuar një mashkull pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht vajzën dhe djalin e tij të mitur.

Vajza ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor.

“Pejë, 08.07.2016-11:00. Është arrestuar një i dyshuar mashkull K/Shqiptar pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht vajzën dhe djalin e tij të mitur. Vajza ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor. Fëmijët së bashku me nënën e tyre janë dërguar në strehimore në përkujdesje të Qendrës për Punë Sociale. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin policor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat