Aksident i rëndë në Shkup, vetura bie nga ura!

Kronikë e zezë

Aksident i rëndë në Shkup, vetura bie nga ura!

Më: 13 korrik 2016 Në ora: 09:33
Foto nga vendi ngjarjes

Në lagjen Autokomandë të Shkupit, ka ndodhur një aksident fatal.

Një automjet ka depërtuar rrethojat mbrojtëse në njërën nga urat e kësaj lagjeje, duke përfunduar i përmbysur në rrugën poshtë urës, informon Tv Shenja. Gjatë rrokullisjes nuk ka pasur qarkullim të automjeteve tjera, kështu që shmangja e tragjedisë më të madhe ka qenë në anën e fatit të mirë.

Në vend ngjarje ka arritur ekipi inspektues për konfirmimin e rastit në detaje, por akoma nuk dihet nëse ka viktima në aksident.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat