Tiranë, makina përplas gruan me dy fëmijë

Kronikë e zezë

Tiranë, makina përplas gruan me dy fëmijë

Më: 13 korrik 2016 Në ora: 13:32
Aksident

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Tiranë. Një makinë ka përplasur 3 persona, 1 grua me 2 fëmijë.

E plagosura është transportuar drejt spitalit për marrjen e ndihmës mjekësore dhe mësohet se është në gjendje të rëndë, ndërsa dy fëmijët janë jashtë rrezikut për jetën.

Pas aksidentit të ndodhur tek Arkiva e Shtetit, drejtuesi i mjetit është larguar menjëherë nga vendi ku ndodhi aksidenti.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe është vënë në ndjekje të drejtuesit të mjetit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat