Festuan me armë, Policia konfiskon një kallashnikov

Kronikë e zezë

Festuan me armë, Policia konfiskon një kallashnikov

Më: 13 korrik 2016 Në ora: 18:58
Ilustrim

Policia e Kosovës ka konfiskuar një armë të tipit kallashnikov si dhe disa gëzhoja të armëve luftarake pas një dasme në Malësinë e Madhe.

“Rreth orës 11:10 minuta janë dëgjuar krisma në fshatin Malësi e Re. Për hetimin e rastit në drejtim të fshatit janë nisur njësite relevante të policisë të cilët kanë arritur që ta gjejnë autorin e krismave. Në bisedë e sipër është bërë e ditur  se i dyshuari në ato momente po festonte fejesën e djalit. Më pas, me mirësjellje i njëjti ia ka dorëzuar policisë një armë të llojit kallashnikov e prodhuesit të panjohur”, thuhet në njoftimin e Policisë.

 Policia ka bastisur edhe shtëpinë e të dyshuarit por nuk është gjetur diç tjetër e kundërligjshme. Pas njoftimit të prokurorit të shtetit i njëjti ka urdhëruar që i dyshuari të lihet i lirë ndërsa lënda do të procedohet sipas procedurës së rregullt.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren apelon tek qytetarët që mos t’i përdorin armët e zjarrit gjatë dasmave dhe ahengjeve të ndryshme familjare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat