Aksident në Berat, humb jetën 54-vjeçarja, plagoset bashkëshorti

Kronikë e zezë

Aksident në Berat, humb jetën 54-vjeçarja, plagoset bashkëshorti

Më: 14 korrik 2016 Në ora: 09:18
Aksidenti në Berat

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Berat.

Një person ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur rëndë nga rrëzimi i një mikrobusi në fshatin Pashalli.

Mësohet se si pasojë e aksidentit ka gjetur vdekjen e menjëhershme 54-vjeçarja F.H., ndërsa ka mbetur i plagosur bashkëshorti i saj Z.H., 60 vjeç, banues në Urën Vajgurore.

Policia e Beratit ka arrestuar drejtuesin e mjetit, shtetasin me iniciale Y.V., i cili po merret në pyetje për të zbardhur rrethanat e aksidentit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat