Dhunoi barbarisht fëmijën 3 vjeç, Anjeza Shabani mbetet në burg

Kronikë e zezë

Dhunoi barbarisht fëmijën 3 vjeç, Anjeza Shabani mbetet në burg

Më: 14 korrik 2016 Në ora: 12:18
Anjeza Shabani

Gjykata e Apelit ka lënë në burg Anjeza Shabanin. Administratorja e kopshtit “Diren”, kërkoi në 5 korrik lirinë në këtë gjykatë. Ajo kërkonte ndryshimin e masës së sigurisë “arrest me burg” të dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë.

Shabani akuzohet për dhunë ndaj të miturve dhe shpërdorim detyre. Rasti i saj u denoncua në emisionin investigativ “Stop” në Tv Klan, për shkak të dhunimit që ajo i bënte një fëmije 3 vjeç.

Përveç videos të transmetuar në Tv Klan, 32 – vjeçares i janë bërë edhe dy kallëzime të reja nga prindër të tjerë, të cilët dërgonin në kopshtin “Diren” fëmijët.

Sipas këtyre kallëzimeve, edhe fëmijët e tyre kanë qenë pre e dhunës së ushtruar nga administratorja, Anjeza Shabani. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat