Në një studio bukurie kapen 5 aparate për lojëra (Foto)

Kronikë e zezë

Në një studio bukurie kapen 5 aparate për lojëra (Foto)

Më: 15 korrik 2016 Në ora: 14:15
Pamje nga vendi i ngjarjes

?Njësitet e Doganës së Kosovës mbrëmë kanë ushtruar kontroll në një lokal në Prishtinë, ku edhe janë kapur 5 aparate për lojëra fatit të pa-licencuar.

Njësitet e Doganës i janë përgjigjur thirrjes nga një qytetar që ka lajmëruar se në këtë lokacion ka aktivitet të dyshimtë që ndërlidhte me lojëra fati.

“Lokacioni i dyshuar mbante mbishkrimin “STUDIO BUKURIE” ku pas kontrollit të ushtruar nga ana e oficerëve doganor janë gjetur 5 aparateve për lojëra të fati të pa licencuar, respektivisht ilegale. Të gjitha aparatet janë sekuestruar dhe ndaj personit përgjegjës është iniciuar procedura kundërvajtësve”, thuhet në komunikatën e Doganës së Kosovës.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat