Aksident i rëndë në Vlorë, përplasen 3 makina

Kronikë e zezë

Aksident i rëndë në Vlorë, përplasen 3 makina

Më: 16 korrik 2016 Në ora: 11:25
Aksidenti

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në orët e para të mëngjesit në Vlorë.

Tre automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.

Mesa duket përplasja ka qenë e fuqishme, pasi dy nga automjetet kanë përfunduar në trotuar.

Siç duket në video dëmet materiale janë të mëdha, ndërsa nuk dihet nëse nga aksidenti ka persona të lënduar, shkruan JOQ. Mendohet se shkak i aksidentit është shpejtësia me të cilën kanë qenë duke udhëtuar automjetet, ndërsa nuk dihet saktësisht se cili nga drejtuesit e mjetit ka shkaktuar aksidentin e rëndë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat