Arrestohet faturisti i Ujësjellësit, vidhte lekët e fshatarëve

Kronikë e zezë

Arrestohet faturisti i Ujësjellësit, vidhte lekët e fshatarëve

Më: 16 korrik 2016 Në ora: 14:35
Ilustrim

Policia e Sarandës ka arrestuar faturistin Lefter Jani, 42 vjeç, banues në fshatin Aliko të Finiqit.

Arrestimi i tij u bë pranë fshatit Aliko pas hetimeve se duke qenë me detyrë faturist në Ndërmarrjen e Ujësjellësit të Kanalizimeve Sarandë, ka marrë një sasi të konsiderueshme të ardhurash nga grumbullimi i debitorëve, duke mos i derdhur këto të fundit në arkën e ndërmarrjes por duke i përvetësuar për përfitime vetjake.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat