Aksidentimi i sportistes/ Dëshmitarët: Fëmijët qanin me të madhe. Donin ndihmë

Kronikë e zezë

Aksidentimi i sportistes/ Dëshmitarët: Fëmijët qanin me të madhe. Donin ndihmë

Më: 17 korrik 2016 Në ora: 08:52
Dhurata me femijë

TIRANE – Kanë qenë të shumtë dëshmitarët e aksidentit të së mërkurës, ku mbeti e vdekur nëna duke shpëtuar dy fëmijët e saj që mbante nga duart.

Kalimtarë të rastësishëm, drejtues mjetesh dhe persona të ndryshëm që punojnë në dyqanet në krah të rrugës, kanë parë gjithçka, por pa mundur të bëjnë asgjë.

Disa kanë parë të gjithë momentin e aksidentit, disa të tjerë atë më të frikshmin, kur makina kalonte mbi trupin e Dhurata Priftit.

“Dhuratën e njihja se kalonte këtu çdo ditë me fëmijët. Djemtë i kishte shumë të shkathët, i takoja sa herë që kalonin këtu.

Unë nuk e pashë kur u përplas Dhurata, pasi nuk pati as zhurmë frenimi, asgjë. Por dëgjova të bërtiturat e saj dhe fëmijët që qanin. Në atë moment u ktheva të shikoja dhe pashë makinën që kaloi sipër trupit të saj.

Ajo e shtyu para djalin e madh, ndërsa të voglin e mbajti pas vetes, duke e kaluar nga ana tjetër e rrugës. Ndërsa vetë mbeti aty, e gjakosur në asfalt. Fëmijët nisën të qanin me të madhe dhe kërkonin ndihmë.

Një grua këtu te dyqani i mori i futi brenda që t’i qetësonte dhe u dha ujë”, tregon një shitës ambulant pranë vendngjarjes. Ndërsa një tjetër dëshmitar hedh hije dyshimi mbi mosfunksionimin e semaforit.

Ai tregon se ai stakohej qëllimisht gjatë ditës, në mënyrë që makinat të mos bllokoheshin në trafik. “Semafori nuk punon prej një muaji.

Por pasditeve e në mbrëmje punonte. Rreth orës 19:00, te kabina përballë (tregon një kabinë që ndodhet ngjitur me një byrektore), afrohej një polic.

Nuk e di, nëse ishte rrugor apo i Bashkisë, se të dy me të verdha vishen. Ai bënte takimin aty në kabinë dhe semafori niste punën”, tregon dëshmitari.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat