Arrestohet lazaratasi i kërkuar për trafik droge

Kronikë e zezë

Arrestohet lazaratasi i kërkuar për trafik droge

Më: 18 korrik 2016 Në ora: 10:06
Ilustrim

Një i kërkuar për kultivim të lëndës narkotike u arrestua nga Policia e Gjirokastrës.

62-vjeçari Vahit Gjini me banim në Lazarat u vu në pranga për veprat penale “Prodhim dhe shitje narkotikësh” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

Ndaj tij, Gjykata e Shkallës së Parë në Gjirokastër kishte caktuar në mungesë masën e sigurimit personal të arrestit me burg, në 27 prill të këtij viti. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat