Aksidentohet rëndë tetëvjeçari

Kronikë e zezë

Aksidentohet rëndë tetëvjeçari

Më: 18 korrik 2016 Në ora: 20:08
Aksident

Një fëmijë 8 vjeç është aksidentuar rëndë nga një mjet i cili drejtohej nga 54-vjeçari me iniciale I.L.

Sipas policisë “rreth orës 18:15, në rrugën e fshatit Greth i Mesëm në Kavajë, drejtuesi i mjetit tip “Mercedes Benz”, shtetasi I. L., 54 vjeç, ka aksidentuar shtetasin e mitur 8 vjeçar, i cili është dërguar në spitalin e Durrësit në gjendje te rëndë”

Grupi hetimor në vendin e ngjarjes po punon për sqarimin e plotë të rrethanave. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat