Grabitet kazinoja, autori kërcënoi me pistoletë lodër

Kronikë e zezë

Grabitet kazinoja, autori kërcënoi me pistoletë lodër

Më: 19 korrik 2016 Në ora: 14:49
Ilustrim

Një qendër lojërash fati ka rënë pre e grabitjes. Ngjarja ka ndodhur në zonën e 21 dhjetorit në Tiranë, mesditën e sotme.

Sipas policisë autori ka përdorur një pistoletë lodër për të kërcënuar punonjësin duke i marrë xhiron ditore.

Policia në vendin e ngjarjes së bashku me grupin hetimor po punojnë për identifikimin dhe kapjen  e autorit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat