Kapshticë, arrestohet turku me 260 kg kanabis

Kronikë e zezë

Kapshticë, arrestohet turku me 260 kg kanabis

Më: 19 korrik 2016 Në ora: 15:46
Policia kufitare në Kapshticë

Një tjetër rast i “Trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike”, është goditur nga policia kufitare në Kapshticë.

Gjatë skanimit  u konstatuan 253 pako me peshë rreth 260 kg lëndë narkotike, e dyshuar kanabis sativa, ndërsa në flagrancë u arrestua drejtuesi i kamionit, që transportonte lëndën narkotike.

Simsek  Kulakoglu, 50 vjeç, lindur  në Kilis Turqi, udhëtonte me një mjet tip kamion i markës “Renault”, me targa 34BZ5293.

Pas dyshimeve për trafik të lëndëve narkotike, Policia Kufitare nisi kontrollin në mjet përfshi edhe procesin e skanimit të kryer nga Dogana, në pjesën e shasisë së karrocerisë të kamionit, ku u konstatuan dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 253 pako të mbështjella me letër  alumini, me një peshë  rreth  260 kg.

Materialet  për hetime të mëtejshme, i  kaluan  Prokurorisë  pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, të Krimeve  të Rënda  në Tiranë, për veprën penale: “Trafikimi i narkotikëve”, parashikuar  nga  neni  283/a   i  Kodit  Penal.
 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat