Asgjësohen mbi 7 mijë bimë kanabis në Përmet dhe Gjirokastër

Kronikë e zezë

Asgjësohen mbi 7 mijë bimë kanabis në Përmet dhe Gjirokastër

Më: 19 korrik 2016 Në ora: 20:57
Bimë kanabis

Policia ka asgjësuar një sasi prej 7.467 bimësh narkotike në Përmet dhe në Gjirokastër.

Nga aksioni policor, u arrestua një shtetas, ndërsa një tjetër u shpall në kërkim.

Forcat blu arrestuan shtetasin Laze Beqiraj, 49 vjeç, banues në Gjirokastër, i dyshuar si kultivues i lëndëve narkotike.

Bimët narkotike janë gjetur në Malin e Gjerë, në vendin e quajtur “Gropat e Fërthit” dhe u asgjësuan me anë të djegies.

Edhe efektivët e Përmetit kanë konstatuar dhe asgjësuar 6.127 rrënjë kanabis në fshatin Bënjë.

Policia ka shpallur në kërkim autorin e dyshuar, shtetasin Agron Xheza.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat