Aksident i rëndë: Autobusi shtyp veturat, vdesin 4 persona

Kronikë e zezë

Aksident i rëndë: Autobusi shtyp veturat, vdesin 4 persona

Më: 19 korrik 2016 Në ora: 23:00
Pamje nga aksidenti

Një autobus, derisa po qarkullonte në një autostradë në Korenë e Jugut, ka shkaktuar një aksident të tmerrshëm, ku kanë humbur jetën katër persona dhe janë lënduar 16 të tjerë

Shoferi i autobusit në Korenë e Jugut e ka humbur kontrollin ndaj automjetit dhe me një shpejtësi të madhe është përplasur në kolonën e automjeteve, duke asgjësuar tërësisht katër vetura dhe duke dëmtuar disa të tjera, transmeton Telegrafi.

Në këtë fatkeqësi të tmerrshme e kanë humbur jetën katër persona dhe 16 të tjerë kanë pësuar lëndime. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat