Ekstradohet nga Athina i dënuari me 7 vjet burg për trafik droge

Kronikë e zezë

Ekstradohet nga Athina i dënuari me 7 vjet burg për trafik droge

Më: 20 korrik 2016 Në ora: 09:03
Ilustrim

Një 30-vjeçar është ekstraduar nga Athina drejt vendit tonë. Interpol Tirana sqaron se Andrea Kadena, nga Gjirokastra, është dënuar nga Gjykata e Krimeve të Rënda me 7 vjet e 4 muaj burgim për kryerjen e veprës penale të  “Trafikim të lëndëve narkotike” kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë”.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Athinë, më datën 10.03.2016, u bë i mundur arrestimi në Greqi, me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë i shtetasit Andrea Kadena.

Njoftimi i policisë:

Nga ZQK Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Athina/Greqi, drejt vendit tonë i shtetasit shqiptar:

Andrea Kadena, 30 vjeç, lindur në Gjirokastër.

Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda, me vendimin e formës së prerë numër 71, datë 21.12.2011, e ka dënuar shtetasin Andrea Kadena, me 7 vjet e 4 muaj burgim për kryerjen e veprës penale të “Trafikim të lëndëve narkotike” kryer në bashkëpunim mbetur në tentativë”, parashikuar nga neni 283/a/2, dhe 22 të Kodit Penal.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Athinë më datën 10.03.2016, u bë i mundur arrestimi në Greqi, me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë i shtetasit Andrea Kadena.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat