Kishte ndalesë për katër vite, tenton ta kalojë kufirin ilegalisht

Kronikë e zezë

Kishte ndalesë për katër vite, tenton ta kalojë kufirin ilegalisht

Më: 20 korrik 2016 Në ora: 11:21
Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Vërmicë është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar, shtetas i Shqipërisë, pasi që i njëjti ka kaluar kufirin ilegalisht Shqipëri-Kosovë.    

Në njoftim të Policisë thuhet se i dyshuari kishte ndalesë hyrje në Kosovë për katër vjet.     

“I njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat