Përfundon në humnerë gjatë ndjekjes së policisë

Kronikë e zezë

Përfundon në humnerë gjatë ndjekjes së policisë

Më: 20 korrik 2016 Në ora: 18:43
Ilustrim

Një 25 vjeçar ka përfunduar në humnerë, teksa po largohej nga policia.

Ngjarja ndodhi në Njësinë Administrative Qafë Mali në Fushë Arrëz, ku 25 vjeçari me iniciale G.M, banues në Tiranë është pikasur në një barakë në afërsi të një parcele me kanabis bashkë me një shtetas tjetër.

Me të parë policinë, dy të rinjtë janë larguar me shpejtësi, por njëri prej tyre ka përfunduar në humnerë dhe ka pësuar dëmtime fizike, duke përfunduar në spital. Ai po transportohet me helikopter në drejtim të Tiranës.

Policia ka nisur një aksion të gjerë sot në malet e Fushë Arrëzit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat