Rrahu barbarish gruan në sy të fëmijëve, Prokuroria kërkon 3 vite burg

Kronikë e zezë

Rrahu barbarish gruan në sy të fëmijëve, Prokuroria kërkon 3 vite burg

Më: 21 korrik 2016 Në ora: 16:27
Ilustrim

Prokuroria e Vlorës ka kërkuar dënimin me tre vite burg për Ilirjan Pajon, personi që shihni në këtë video duke rrahur ish – gruan e tij, Marsela Çaushaj.

Mbi 44 – vjeçarin rëndon akuzua e dhunës në familje. Pajo u filmua duke rrahur ish – bashkëshorten e tij në prani të dy fëmijëve të mitur.

Ilirjan Pajo, në video fillimisht e tërheq nga flokët ish – gruan dhe më pas e godet dhunshëm me shkelma. Më pas ai qetësohet nga disa kalimtarë, të cilët e kanë larguar nga aty.

Gjatë hetimit, Pajo u ka thënë prokurorëve se kjo ka qenë hera e vetme që ai ka ushtrua dhunë ndaj Marsela Çaushaj.

Ndërkohë, kjo e fundit pretendon të kundërtën duke sqaruar se ajo ishte rrahur edhe herë të tjera. Përveç dhunës, 44 – vjeçari Pajo nuk paguante edhe detyrimin financuar prej 15 mijë lekësh të reja për mbajtje e fëmijëve prej disa kohësh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat