Ishte zhdukur pas grindjes me të atin, gjendet 12-vjeçarja shqiptare

Kronikë e zezë

Ishte zhdukur pas grindjes me të atin, gjendet 12-vjeçarja shqiptare

Më: 21 korrik 2016 Në ora: 18:30
Ilustrim

Pas lajmit të publikuar dje në mediat italiane për zhdukjen nga shtëpia të një 12 vjeçareje shqiptare pas një zënke më të atin për orët e vona kur kthehej në shtëpi, sot është njoftuar se ajo është gjendur.

12-vjeçarja shqiptare, e cila u largua nga banesa e saj në Piove di Saço (Padova, Itali) disa ditë më parë, është gjetur nga policia, raportojnë sot mediat lokale.

E reja është në gjendje të mira shëndetësore. Më herët ajo ishte denoncuar e zhdukur nga prindërit duke nisur kështu kërkimet në gjithë zonën ku jeton familja shqiptare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat