Zjarr në një ish-fabrikë në qendër të qytetit të Fushë-Krujes

Kronikë e zezë

Zjarr në një ish-fabrikë në qendër të qytetit të Fushë-Krujes

Më: 21 korrik 2016 Në ora: 19:11
Ilustrim

Një zjarr i fuqishëm ka rënë në orët e pasdites në mjediset e ish fabrikes se ç’embrionizimit të misrit në qendër të qytetit të Fushë-Krujes.

Kjo ndërtesë prej vitesh është kthyer në qendër grumbullimi mbeturinash, kryesisht nga fabrikat e këpucëve të cilat perdoren nga furrat e gelqerëve si lëndë djegëse.

Për shuarjen e zjarrit, i cili ka rrezikuar seriozisht dhe 4 pallate që ndodhen shumë afër ndërtesës në flakë, për disa orë janë angazhuar zjarrfikëset e Krujes, Kamzës dhe Lacit .

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat