Si është e mundur t’i shpëtohet këtij aksidenti?

Kronikë e zezë

Si është e mundur t’i shpëtohet këtij aksidenti?

Më: 22 korrik 2016 Në ora: 07:58
Katie Holt -aksident

Katie Holt po shkonte në punë kur edhe ndodhi aksidenti më i tmerrshëm ndonjëherë.

Një kamion goditi atë nga pas me aq shumë forcë saqë vetura e saj hyri përfundi një kamioni që kishte përballë, shkruan Dailystar.

Vetura e saj ishte shkatërruar aq shumë nga shtypja e kamionit saqë ekpiet emergjente as që mund ta hetonin atë se ku gjendej.

39-vjeçarja kishte ngecur tek pjesët e shkatërruara për më shumë se një orë para se të dërgohej me aeroplan në një spital.

Ajo kishte marr plagë të shumta dhe thyerje të eshtrave gjithandej përfshirë edhe kafkën.

Kaloi dhjetë ditë në spital para se të kthehej në shtëpi për t’u përballur më një synim shumë të vështirë që të mësojë ecjen përsëri dhe ta rikthejë edhe kujtesësn.

Ngjarja ka ndodhur në Essex të Anglisë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat