Dhunë në familje, në pranga dy persona

Kronikë e zezë

Dhunë në familje, në pranga dy persona

Më: 22 korrik 2016 Në ora: 08:32
Dhunë në familje

Dy persona kanë rënë në pranga pasi akuzohen për dhunë në familje. Sipas policisë së Fierit është arrestuar Adrian Kapaj, 37 vjeç, banues në lagjen 15 Tetori Fier.

Arrestimi i tij u bë pasi në fshatin Zhupan, Fier gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjete të forta xhaxhain e tij me iniciale P.K, 57 vjeç, banues në fshatin Zhupan, Fier.

Gjithashtu është vënë në pranga Kujtim Dyrmishi, 42 vjeç, banues në fshatin Radostinë, Fier. Ky person ishte shpallur në kërkim nga Policia e Fierit pasi kishte ushtruar dhunë në familje.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën “Dhunë në familje.”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat