Aksident në Korçë, makina përplaset më motoçikletën

Kronikë e zezë

Aksident në Korçë, makina përplaset më motoçikletën

Më: 22 korrik 2016 Në ora: 10:13
Ilustrim

Policia e Korçës njofton se në aksin rrugor Korçë- Pogradec, në vendin e quajtur "Kryqëzimi i Libonikut", janë përfshirë në një aksident rrugor një automjet tip "Benz", me targa KO 6206 B, me drejtues A.G, 43 rreth vjeç, banues në Libonik Maliq dhe mjeti tip motoçikletë “Lifan” pa targa, me drejtues shtetasin A.H, rreth 50 vjeç, banues në Libonik Maliq.

Për pasojë kanë marrë dëmtime dy drejtuesit e mjeteve si dhe D.H, rreth 23 vjeç, banues në Libonik, pasagjer ne motoçikletë.

Të dëmtuarit u dërguan për mjekim në Spitalin Rajonal të Korçës, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën. 

Po punohet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat