Fshehu drogën në pjesët intime të trupit, arrestohet shqiptari

Kronikë e zezë

Fshehu drogën në pjesët intime të trupit, arrestohet shqiptari

Më: 22 korrik 2016 Në ora: 18:34
7 doza marijuanës të fshehur në pjesën intime të trupit

Policia e Riminit në Itali ka arrestuar dy të rinj, një shqiptar dhe një Italian paraditen e djeshme në zonën e Riccione.

Ata u ndaluan fillimisht nga patrulla e policisë pasi shfaqën sjellje të dyshimtë, por njërit prej tyre iu gjetën 7 doza marijuanë, e fshehur në pjesën intime të trupit.

Gjithashtu, në  dhomën e hotelit ku ata qëndronin u gjetën ndër të tjera 20 gr drogë. 25-vjeçari nga Puglia dhe 24-vjeçari shqiptar u arrestuan për posedim të lëndëve narkotike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat