27-vjeçarja që shfrytëzohej si prostitutë, tentoi vetëflijimin

Kronikë e zezë

27-vjeçarja që shfrytëzohej si prostitutë, tentoi vetëflijimin

Më: 22 korrik 2016 Në ora: 23:28
Policia

Një rast shfrytëzimi për prostitucion është zbuluar falë një operacioni të policisë së Lezhës, i koduar “Montana”, ndërkohë që dy persona kanë përfunduar në pranga. Filip Shtjefni i njohur ndryshe me nofkën “Tony Montana”, 49 vjeç, banues në fshatin Gramsh, Lezhë dhe Lula Marku, 47 vjeçe, banuese në Lezhë, akuzohen se kanë mbajtur me dhunë një vajzë nga një fshat i Korçës në ambientet e një lokali, duke e shfrytëzuar për prostitucion.

E dëmtuara E.M., 27 vjeçe, për shkak të abuzimit të pësuar, në kushte të rënduara psikologjike, ka tentuar vetëvrasjen më 18 korrik, duke u hedhur nga kati i dytë i lokalit. Shtjefni dhe Marku bashkëjetonin me njëri-tjetrin dhe në bashkëpunim, në një lokal në Lezhë, të cilin e përdornin si kamuflim për shfrytëzim prostitucioni, kanë shfrytëzuar si prostitutë të renë E.M., e cila pas kësaj ngjarje ka tentuar të vrasë veten në kushte të rënduara psikologjike.

I dyshuari kishte krijuar një lidhje me të renë, e i kishte premtuar se do të bashkëjetonin. Por në momentin që ka ikur nga Korça për të jetuar me Shtjefnin, ka zbuluar se ai bashkëjetonte me një grua tjetër dhe se qëllimi i vetëm ishte shfrytëzimi. Në këto kushte ka tentuar që të largohet, por 49-vjeçari e ka dhunuar, duke e kundërshtuar dhe e ka mbajtur me dhunë në lokal. E reja ka përfituar nga një moment shpërqendrimi i tij duke u hedhur nga kati i dytë i lokalit, në tentativë vetëvrasje. Pas kësaj i është drejtuar policisë së Lezhës për ndihmë, duke kallëzuar dy tutorët e saj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat