Asgjësohen 1.600 bimë narkotike në Kolonjë

Kronikë e zezë

Asgjësohen 1.600 bimë narkotike në Kolonjë

Më: 23 korrik 2016 Në ora: 13:09
Ilustrim

Agjentët e komisariatit të policisë së Kolonjës, në vijim të punës për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, kanë ushtruar kontroll territori në fshatin Piskal.

Në vendin e quajtur “Arat e mullirit”, uniformat blu kanë konstatuar dhe asgjësuar me anë të djegies rreth 1.600 bimë narkotike të llojit kanabis sativa. 

Gjithashtu, në një çadër pranë parcelave u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale edhe një armë zjarri automatike model 56, me një krëhër me 26 fishekë. 

Burime policore lokale bëjnë të ditur se efektivët po punojnë për identifikimin dhe kapjen e kultivuesve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat