Ali Qazimaj, i dyshuar për vrasjen e çiftit britanik: Ka konspiracion kundër meje

Kronikë e zezë

Ali Qazimaj, i dyshuar për vrasjen e çiftit britanik: Ka konspiracion kundër meje

Më: 23 korrik 2016 Në ora: 13:52
Ali Qazimaj dhe dy vitimat

Shqiptari nga Kosova i dyshuar për vrasjen e çiftit britanik Stuart më 3 qershor të këtij viti, beson që ka një teori konspiracioni kundrejt tij dhe se ai nuk është ai që gjykata mendon, raporton Daily Mail.

Kosovari që kërkon azil në Britani të Madhe i identifikuar nga autoritetet britanike si Ali Qazimaj, është ekstraduar javën e kaluar nga Luksemburgu në Britani pasi dyshohet për vrasjen e Peter Stuart dhe gruas së tij Sylvia.

Gjatë ditës së djeshme ai u paraqit me vonesë në gjykatën e Ipswichit në Britani. Kur u pyet se a është ai Ali Qazimaj, ai tha: “Jo, emri im është Vital Dapi”.

Edhe avokati mbrojtës i kosovarit të dyshuar për vrasjen e dy britanikëve thotë se ka një konciparcion ndaj klientit të tij.

“Ai nuk e di shumë mirë anglishten, por ky zotëri është i bindur se ka një konspiracion ndaj tij”, deklaroi avokati i tij.

Çifti i moshuar britanik ishin parë për herë të fundit më 29 maj të këtij viti, derisa pesë ditë më vonë janë gjetur të vrarë. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat