Policia: Gjetëm drogë të rrezikshme në Gërmi

Kronikë e zezë

Policia: Gjetëm drogë të rrezikshme në Gërmi

Më: 24 korrik 2016 Në ora: 15:58
Gërmia

Rreth orës tre të mëngjesit në Parkun e Gërmisë është kapur sasi e konsiderueshme e narkotikëve.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar pasi që gjatë kontrollimit të veturës së tij i janë gjetur dhe konfiskuar 36.6 gram hapa të dyshuar për drogë sintetike dhe 242 gram materie e ngurtë të dyshuar për narkotikë të llojit Speed”, thuhet në raportin policor.

Droga e llojit “Speed” është drogë e rrezikshme dhe thirret “speed” si emër i rrugës. Ajo është amfetanimë sulfate e klasës B.

Gjatë hetimeve është identifikuar dhe arrestuar edhe një i dyshuar tjetër mashkull shqiptar shtetas i Zvicrës.

Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat