22-vjeçarja shqiptare është “molla e sherrit” në përleshjen ku vdiq 20-vjeçari grek

Kronikë e zezë

22-vjeçarja shqiptare është “molla e sherrit” në përleshjen ku vdiq 20-vjeçari grek

Më: 24 korrik 2016 Në ora: 18:49
Antoni Karouta

Kthesë të papritur merr vrasja e 20-vjeçarit Antoni Karouta në Greqi. Krimi që ndodhi të enjten në Patra tronditi opinionin vendas. Ilia Skourochori, 56 vjeç, vrau me çifte 20-vjeçarin Karouta dhe shkaku i kësaj vrasje ishte një shqiptare 22 vjeçe.

Edhe pse kanë kaluar disa ditë nga vrasja e 20-vjeçarit mediat greke e kanë pasur të paqartë motivin e plotë të ngjarjes, derisa orët e fundit “Patratora” raportoi se “molla e sherrit” ishte pikërisht një shqiptare 22 vjeçe.

Viktima kishte ardhur në banesën e 56-vjeçarit bashkë me një mikun e tij 23 vjeç, për t’u sqaruar rreth një çështjeje me të birin 27 vjeç të autorit të ngjarjes.

Ajo kishte qenë e dashura e shtetasit grek 23-vjeçar, por kohët e fundit kishte nisur një lidhje dashurie me djalin e vrasësit të 20-vjeçarit. Kështu, për të greku 23-vjeçar mori me vete edhe Antoni Karoutën i cili në momentin kur doli babi i 27-vjeçarit dhe ka gjuajtur me armë ai ishte në mes për ti ndarë ata.

“Nuk doja ta vrisja Antonin, doja vetëm t’i trembja”, është shprehur në gjyq vrasësi 56-vjeçar. Por i riu mori një goditje vdekjeprurëse në gjoks dhe vdiq rrugës për në spital.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat