5 vjeçari mbytet në një park ujor, arrestohen prindërit!

Kronikë e zezë

5 vjeçari mbytet në një park ujor, arrestohen prindërit!

Më: 24 korrik 2016 Në ora: 20:37
Charlie Dunn

Prindërit e një 5 vjeçari i cili fatkeqësisht u mbyt në një park ujor në Leicestershire, janë arrestuar këtë të dielë. Djali i quajtur Charlie Dunn, vdiq pasditen e së shtunës në Bosworth Water Park, në Market Bosworth pasi u mbyt.

Sipas policisë së Leicestershire, prindërit e tij janë arrestuar si të akuzuar për incidentin fatal. Në pranga është vënë mamaja Lynesey 28 vjeç dhe babai i tij Paul Smith 35 vjeç.

Gjyshja e 5 vjeçarit ka thënë që ngjarja ka ndodhur vetëm pak minuta para se ata të largoheshin nga parku, pasi djali kishte insistuar të luante edhe pak në park me të motrën. Por fatkeqësisht ai kishte hyrë në ujë dhe ishte mbytur. Trupi i tij u zbulua nga një 11 vjeçar i cili ishte zhytur në ujë në kërkim të syzeve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat