Vrasje me armë në Vlorë, 2 të vdekur dhe një i plagosur

Kronikë e zezë

Vrasje me armë në Vlorë, 2 të vdekur dhe një i plagosur

Më: 24 korrik 2016 Në ora: 22:33
Ilustrim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë orëve të mbrëmjes në qytetin e Vlorës, ku 2 persona janë vrarë me armë zjarri dhe një tjetër ka mbetur i plagosur në gjendje të rëndë.

Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur pas një konflikti në një lokal bastesh sportive te rruga e spitalit.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën e spitalit, ndërsa nuk dihen ende shkaqet e qarta.

Viktimat janë: Krenar Runaj, 53 vjeç dhe Ilir Beromema, ndërsa burimet e para thonë se ata janë qëlluar me kallashnikov, teksa ndodheshin prane nje pike bastesh. Nga kjo ngjarje ka mbetur edhe një person i plagosur.

Forca të shumta policore kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kësaj ngjatje të rëndë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat